Votat nga mërgata, kjo parti prinë në Han të Elezit

18:50 | 24 Tetor 2021

Votat me postë janë numëruar sot.

Në Han të Elezit, Partia Demokratike e Kosovës ka marrë shumicën absolute të votave me postë.

Në këtë komunë, nga 74 vota të diasporës PDK-ja mori 53 prej tyre.
Kryetari aktual që edhe në këto zgjedhje kandidoi si i pavarur, Rufki Suma, mori 16 vota nga diaspora ndërsa Sherif Berisha i Vetëvendosjes mori vetëm tri prej tyre.

Kujtojmë se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka vendosur që komuna e Hanit të Elezit të shkoj në rivotim.

Komento: