Votat nga Serbia vendosin për fatin e Nismës dhe AKR-së

11:09 | 04 November 2019

KQZ ende nuk ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Anëtarë të koalicionit Nisma – AKR kanë thënë për gazetën se nëse në rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit hyjnë edhe votat e ardhura nga Serbia, atëherë ata rrezikohen edhe më shumë që të mos e kalojnë pragun zgjedhor.

Sipas tyre, nëse nuk numërohen këto vota ata do të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës

Koalicioni Nisma – AKR ende nuk e ka të sigurt kalimin e pragut zgjedhor, ndonëse anëtarë të këtyre dy subjekteve vazhdimisht janë shprehur optimistë se do të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Ajo çfarë i frikëson anëtarët e këtij koalicioni janë votat e ardhura nga Serbia, pasi nëse ato përfshihen në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, atëherë Nisma dhe AKR-ja nuk do të kenë vota të mjaftueshme për ta kaluar pragun.

Anëtarë të AKR-së kanë thënë për “Zërin” se nëse nuk numërohen votat e ardhura nga shteti serb, atëherë ata do ta kalojnë pragun, porse nëse ndodh e kundërta gjasat janë shumë të mëdha që ky koalicion të mos jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Komento: