Votimet e 9 shkurtit diskutohen mes koordinatores për zgjedhje dhe vëzhguesve të BE-së

15:38 | 23 January 2025
votimet-e-9-shkurtit-diskutohen-mes-koordinatores-per-zgjedhje-dhe-vezhguesve-te-be-se

Përfaqësues të misionit vëzhgues për zgjedhje nga BE-ja, kryesuar nga analistja ligjore e këtij misioni, Eirini Skouzou, vizituan sot Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, ku u pritën në takim nga  koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, prokurorja nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Laura Pula.

Gjatë këtij takimi u diskutua për zgjedhjet e 9 shkurtit e me theks të veçantë u fol për planin operativ të Prokurorit të Shtetit në ditën e zgjedhjeve.

Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, Pula informoi të pranishmit për angazhimin e Prokurorit të Shtetit lidhur me mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve të Kosovës për këto zgjedhje.

“Po ashtu gjatë këtij takimi u diskutua për koordinimin në mes të prokurorive dhe Koordinatores Nacionale lidhur me të gjitha aktivitetet e Prokurorit të Shtetit që do të ndërmerren në rast se do të ketë cenim të procesit zgjedhor, si dhe duke përfshirë edhe bashkëpunimin ndërinstitucional në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit për procesin zgjedhor, në mes të institucioneve që merren me administrimin e zgjedhjeve dhe shqyrtimin e rasteve zgjedhore”.

“Ndërkaq, përfaqësuesit e Misionit Vëzhgues për Zgjedhje nga Bashkimi Evropian, informuan për angazhimin e vëzhguesve ndërkombëtarë në kuadër të këtij Misioni, për rolin e tyre dhe shpërndarjen e tyre në gjithë territorin e Republikës së Kosovës:, thuhet në një njoftim të zyrës së Prokurorit të Shtetit.

Komento: