Votimi i Buxhetit 2021, LDK thërret seancë të jashtëzakonshme të hënën

17:14 | 24 Dhjetor 2020

LDK thërret seancë të jashtëzakonshme të hënën për votimin e Buxhetit 2021.

Të hënën në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seancë e jashtëzakonshme për miratimin e buxhetit për vitin 2021.

Këtë e ka bërë të ditur Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

“Me kerkese te mbi 40 deputeteve nenshkrues, diten e Hene ne ora 11:00 mbahet seanca e jashtezakonshme per aprovimin e ligjit per ndarjet buxhetore, poashtu ne rend dite eshte edhe miratimi i marreveshjeve nderkombetare qe jane ne procedure. Pastaj shkojme në zgjedhje!”, ka njoftuar ai.

Komento: