Votimi i buxhetit për 2019, reagon Haradinaj

18:57 | 21 Dhjetor 2018

Është votuar projektligji për buxhetin për vitin 2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për votimin në parim të projektligjit për ndarjen buxhetore të Kosovës për vitin 2019.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për votimin në parim të projektligjit për ndarjen buxhetore të Kosovës për vitin 2019.

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook ka përshëndetur këtë votim duke e quajtur si një lajm të mirë për vendin, shkruan lajmi.net.

Haradinaj ka falënderuar të gjithë deputetët që dhanë votën pro buxhetit të vitit që po vjen.

Ky është postimi i tij i plotë:

Votimi në parim i Projektligjit mbi ndarjen buxhetore të Republikës së Kosovës për vitin 2019, është një lajm i mirë për vendin. Falënderoj të gjithë deputetët që dhanë votën Pro për buxhetin e vitit që po hyjmë, si dëshmi e qartë e qëndrueshmërisë fiskale dhe rritjes ekonomike.

Qeveria e Republikës së Kosovës është kujdesur që në këtë buxhet zhvillimor që projekton rritje ekonomike të qëndrueshme, i hartuar në mbështetje të dinamikave të reja të qeverisjes, në favor të zhvillimit ekonomik dhe social, duke rritur investimet kapitale në të gjitha fushat, të kenë trajtim të njëjtë të gjitha komunat dhe të kenë përparësi fushat vitale të jetës, sundimi i rendit dhe ligjit, mbrojtja, shëndetësia dhe arsimi.

Komento: