Votimi në AP të NATO’s, Haradinaj: Apeloj tek aleatët tanë që ta mbështesin avancimin e Kosovës

10:30 | 27 Maj 2024
votimi-ne-ap-te-nato’s,-haradinaj:-apeloj-tek-aleatet-tane-qe-ta-mbeshtesin-avancimin-e-kosoves

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova sot në Asamblenë Parlamentare të NATO’s synon që ta avancojë statutin nga vëzhgues në anëtar të asocuar.

“Kosova sot është në agjendën e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e cila shqyrton avancimin e statusit të vendit tonë në këtë organizatë. Vendi ynë sot synon ta avancojë statutin nga vëzhgues në anëtar të asocuar të kësaj organizate.”

Ai i ka bërë apel aleatëve që ta mbështesin avancimi e Kosovës në këtë organizatë.

“Apeloj tek aleatët tanë që ta mbështesin avancimin e Kosovës në këtë organizatë, që do të ishte një hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit të plotë.”

Haradinaj ka shkruar se qeveritë shkojnë e vijnë, por anëtarësimi i Kosovës në NATO është jetik.

“Qeveritë vijnë e shkojnë por anëtarësimi i Kosovës në NATO është jetik, që të kthehemi në ofrues të sigurisë rajonale dhe globale, përmes angazhimit aktiv, me ushtritë e botës demokratike të udhëhequr nga Amerika.”

Komento: