Votohen në pako nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës, këta janë emrat

18:39 | 11 Shkurt 2026
presidentja-osmani-therret-seancen-konstituive-te-kuvendit-me-11-shkurt-ne-oren-12:00

Tashmë pas zgjedhjes së Albulena Haxhiut si kryetare e Kuvendit të Kosovës me 66 vota për, seanca ka vazhduar më pikën e radhës.

Sipas rendit të ditës, është votimi i pesë nënkryetarëve të Kuvendit.

Nga Lëvizja Vetëvendosje për nënkryetar është propozuar, Ardian Gola. Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar Vlora Çitakut, LDK-ja ka propozuar Kujtim Shalën, Lista Serbe ka propozuar Sllavko Simiç dhe nga Komunitetet është propozuar Emilje Rexhepi.

Sipas marrëveshjes nënkryetarët e Kuvendit janë votur në pako nga ana e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Komento: