Votohen tri projektligje në Komisionin për Integrim Evropian, janë në përputhje me legjislacionin e BE-së

11:25 | 03 Tetor 2024
votohen-tri-projektligje-ne-komisionin-per-integrim-evropian,-jane-ne-perputhje-me-legjislacionin-e-be-se

Komisioni për Integrim Evropian ka miratuar tri projektligje, në mbledhjen e radhës. Kryetarja e këtij komisioni, Rrezarta Krasniqi, tha se të tri këto projektligje janë në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian (BE).

Me gjashtë vota për dhe një abstenim është miratuar i Projektligji për regjistrin e pronarëve përfitues, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Me gjashtë vota për është miratuar edhe Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve të veçanta për krijimin e bazës ligjore për nxjerrjen e akteve nënligjore nga Qeveria dhe ministrat, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, raporton EO.

Po ashtu anëtarët e këtij Komisioni me gjashtë vota për as një kundër dhe as një abstenim ka miratuar Projektligji  për harmonizimin e ligjeve të veçanta me Ligjin për kundërvajtje, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Komento: