Votohet, ky është presidenti i ri i i Parlamentit Evropian

14:34 | 03 July 2019

Parlamenti Evropian tashmë ka një “zot shtëpie” të ri.

President i ri i Parlamentit Evropian është italiani, David-Maria Sassoli. Pas rrethit të dytë të votimit, europarlamentarët e votuan Sassolin, si president të tyre.

Socialisti 63 vjeçar, një ish-gazetar nga Firence, ka qenë deputet në Parlamentin Evropian, për një dekadë.

Ai fitoi 345 vota në raundin e dytë të votimit, një shumicë absolute e votave të hedhura nga ligjvënësit evropianë në Strasburg.

Sassoli do ta zëvendësojë, Antonio Tajanin, si president i Parlamentit Evropian, përcjell rel.

Pas disa ditëve të negociatave intensive, krerët e BE-së, më 2 korrik, emëruan udhëheqësit e rinjë të institucioneve kryesore të BE-së.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen do të zëvendësojë Jean-Claude Juncker, si presidente e Komisionit Evropian.

Ndërkohë, shefja e Fondit Monetar Nndërkombëtar,Christine Lagarde u propozua për të marrë drejtimin e Bankën Qëndrore Evropiane.

Kryeministri belg, Charles Michel u zgjodh për të zëvendësuar presidentin e Këshillit Evropian Donald Tusk, ndërsa ministri i Jashtëm i Spanjës, Josep Borrell u propozua si Përfaqësues i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, duke zëvendësuar Federica Mogherini.

Shumica e nominimeve duhet të konfirmohen nga Parlamenti Europian.

Komento: