Votohet në lexim të parë projektligji që ndalon lojërat e fatit

18:02 | 28 March 2019

Po mbahet seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës për lojërat e fatit.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë votuar në lexim të parë projektligjin që ndalon lojërat e fatit.

Me 60 vota për dhe tre abstenime, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në lexim të parë projektligjin i cili ndalon lojërat e fatit për 10 vjet, përveç lotarisë së Kosovës, raporton lajmi.net.

Pas këtij votimi, kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, ka njoftuar se seanca e jashtëzakonshme për leximin e dytë të këtij projektligjit do të fillojë në ora 18:30, kjo për shkak se ky projektligj është duke u bërë me procedurë të përshpejtuar.

Kujtojmë se ky vendim për ndalimin e lojërave të fatit ka ardhur pas ngjarjeve të fundit me viktima që janë bërë në një kazino në Suharekë dhe në Lipjan.

Komento: