
Ka votuar kandidati i LDK-së për kryeministër Avdullah Hoti. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Hoti, ka votuar në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë, në përcjellje të bashkëshortes.
“Serveti e unë kryem obligimin tonë. Ftoj gjithë qytetarët me të drejtë vote ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar. Sot është dita e tyre, ata sot thonë fjalën e tyre.
Dëshiroj që të falënderoj gjithë stafin, duke filluar nga zyrtarët e KQZ-së, vëzhguesit, komisionerët, monitoruesit ndërkombëtar e vendor. Pres të kemi proces të rregullt zgjedhor, sipas standardeve më të mira evropiane, ku qytetarët e thonë fjalën e tyre lirshëm”, tha Hoti.