Vendi ynë është në një ditë të rëndësishme.
Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka bërë të ditur se sapo ka votuar.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Jahjaga i ka ftuar qytetarët që të dalin të votojnë.
“Sot, kryva obligimin tim qytetar dhe votova për legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ftoj të gjithë qytetarët me të drejtë vote të përmbushin obligimin e tyre qytetar dhe demokratik. Vota e secilit prej jush vlen!”, ka shkruar Jahjaga