Voton edhe Naim Fetahu, kjo është thirrja e tij për llapjanët

10:56 | 29 Nëntor 2020

Naim Fetahu: Llapjanët të votojnë për ndryshimin e vërtetë, jo për figura të konsumuara.

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosoës për kryetar të Podujevës, Naim Fetahu, ka votuar sot në orën 10:00, në shkollën fillore “Esat Mekuli”, në fshatin Dobratin.

Në mungesë të bashkëshortes, e cila i ka ndërruar jetë vite më parë nga një sëmundje e rëndë, ai ka votuar së bashku me djalin e tij të madh, Flamurin.

Pas hedhjes së votës së tij, Fetahu ka thënë se këto janë zgjedhjet më të rëndësishme për komunën e Podujevës dhe ka ftuar të gjithë llapjanët që të marrin pjesë në votim.

“Zgjedhjet lokale janë më të rëndësishme se ato nacionale. Këto zgjedhje, na prekin direkt ne që jetojmë në këtë komunë. Janë zgjedhje për mirëqenien tonë, për punësimin e qytetarëve tanë, për përmiërsimin e kushteve për mësimdhënësit tanë e mbështetjen e sipërmarrësve. Janë zgjedhje të cilat vendosin për të rinjtë, gratë, të moshuarit e kategoritë e luftës dhe të gjithë së bashku. Unë jam i bindur që asnjëra nga këto kategori nuk janë të kënaqura me me këto 20 vjet sesi është sjellë pushteti ndaj tyre. Prandaj, unë ftoj të gjitha këto kategori, të gjithë qytetarët llapjanë, që sot të dalin në mënyrë sa më masive në zgjedhje dhe të bëjnë ndryshimin e vërtetë i cili do të përmirësoj rrënjësisht jetën e tyre.”, ka thënë Naim Fetahu.

Komento: