Voton Fatmir Limaj: Kosova shembull i demokracisë në rajon

13:21 | 17 Tetor 2021

Ka votuar edhe kryetari i Nisma’s Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Ai votoi në shkollën fillore, “Faik Konica” në Prishtinë derisa u bëri thirrje qytetarëve që të dalin e të votojnë.

Limaj tha se Kosova është shembull i demokracisë në rajon.

“Po shkojmë drejtë përzgjedhjes së legjislaturave lokale për 4 vjetët e ardhshme. Besoj shumë se qytetarët në të gjitha komunat e Kosovës kanë një rast të mirë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre qytetare për të zgjedhur kryetarin më të mirë që besojnë”, tha ai.

Komento: