Kosova po voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Sot në Kosovë po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Deri më tani mijëra qytetarë kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar. Këtë e ka bërë edhe kreu i PSD’së, Shpend Ahmeti.
Ahmeti ka njoftuar përmes Facebook-ut se e ka kryer obligimin e tij qytetar.
“Unë votova. Shfrytëzone të drejtën tuaj për të votuar përfaqësuesit e juaj”, ka shkruar Ahmeti.
Kujtojmë se sot në gjithë Kosovën janë hapur 895 qendra votimi me rreth 2000 vendvotime, derisa numri i votuesve është 1 milion e 937 mijë e 868.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 25 subjekte politike për pjesëmarrje për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Mes tyre, 4 koalicione, 20 parti politike dhe 1 kandidat i pavarur. E këto subjekte politike janë shqiptare, serbe, boshnjake, turke gorane, ashkalinje, rome dhe egjiptiane.
Ndërsa në këto zgjedhje, postin e kryeministrit po e synojnë 7 kandidatë nga subjekte të ndryshme politike.