Voziste veturën 184 km/h ,Policia e Kosovës gjobit shoferin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Voziste veturën 184 km/h ,Policia e Kosovës gjobit shoferin

16:31 | 22 Janar 2022

Gjobat po vazhdojnë për ata që i thyejnë rregullat.

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë identifikuar shoferin i cili në zonën me kufizim të shpejtësisë 80 km/h drejtoi mjetin në 184 km/h.

Sipas policisë, shoferi është gjobitur me 300 euro dhe i është ndaluar drejtimi i mjetit për 3 muaj.

“Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 184 km/h (gjobitet me 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik)”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Shoferi i gjobitur është një 20 vjeçar nga Gjakova ndërsa gjoba është shqiptuar nga Policia e Kosovës sot në orën 09:52 në autostradën Bresje – Veternik.

Matja e shpejtësisë nga ana e Policisë është bërë me laser në një distancë prej 758 metrave.

Komento: