Largoni xhamat e errësuar, Policia po shpërndanë tiketa për gjithë ata që i mbajnë xhamat e errësuar.
Kohën e fundit dukshëm është shtuar numri i gjobave në komunikacion. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 1mijë e 174 tiketa trafiku.
Nga njësitet përkatëse, në vazhdimësi janë ndërmarrë veprime operacionale në funksion të implementimit të ligjit të trafikut në vend.
Aktivitete operacionale dhe masa ndëshkuese janë aplikuar edhe ndaj drejtuesve të automjeteve të cilat vendosin folie ose ndonjë material tjetër me qëllim të errësimit të xhamave në mjet, shkruan Indeksonline.
Nga 1 janari i këtij viti deri më 11 mars, vetëm për kundërvajtje (xhama të errësuar), janë shqiptuar 2 mijë e 411 tiketa trafiku.
Në kuadër të kësaj janë lansuar edhe fushata vetëdijësuese, komunikata dhe njoftime për pjesëmarrësit në trafik lidhur me veprimet, masat dhe detyrimet që kanë pjesëmarrësit në trafik, respektivisht drejtuesit e automjeteve.
PK mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit të trafikut dhe inkurajon të gjithë pjesëmarrësit, në veçanti drejtuesit që t’iu përmbahen rregullave në trafik, përndryshe veprime ligjore- rigoroze do të ndërmerren nga zyrtarët policor me të vetmin qëllim, krijimin e një sigurie më të madhe në rrugë dhe reduktimin e aksidenteve në përgjithësi.