Vozitësi i dehur godet me makinë dy zyrtarë policorë

23:22 | 02 Nëntor 2021

Voziste në gjendje të dehur, godet me makinë dy zyrtarë policorë.

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në fshatin Ponoshec të Gjakovës.

Teksa një qytetar voziste në gjendje të dehur nga i njëjti janë aksidentuar dy zyrtarë policorë të cilët ishin në pikë kontrolli, njofton Klankosova.

Këtë për Klankosova e ka konfirmuar edhe Drejtorit i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.

“Po janë aksidentuar dy zyrtarë policorë dhe të njëjtit janë zyrtarë policorë të Policisë Kufitare. Sipas njësiteve të trafikut që po merren me menaxhimin e rastit, dy zyrtarët policor kanë qenë në pikë kontrolli në momentin e aksidentit, kur janë goditur nga një automjet drejtuesi i të cilit ishte nën ndikim të alkoolit”.

Graishta po ashtu bëri të ditur se policët kanë lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Gjakovës.

“Kanë lëndime që të dy dhe të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë për tretman mjekësor”, deklaroi Graishta.

Komento: