Voziti 124 km/h në zonë 40 km/h, gjobitet me 400 euro shoferi – i ndalohet edhe drejtimi i automjetit

20:00 | 07 Mars 2026
voziti-124-km/h-ne-zone-40-km/h,-gjobitet-me-400-euro-shoferi-–-i-ndalohet-edhe-drejtimi-i-automjetit

Policia në Prishtinë ka identifikuar një kundërvajtës duke drejtuar automjetin me shpejtësi prej 124 km/h në një zonë ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h.

Për këtë shkelje ndaj të njëjtit janë shqiptuar masat: gjobë 400 euro, 4 pikë negative, dhe ndalim i drejtimit të automjetit për 9 muaj.

Policia e Kosovës ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe kufizimet e shpejtësisë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

Komento: