“Vrapimi i Nëntorit” mbledh maratonistët nga trevat shqiptare në Prekaz

10:08 | 28 November 2024
“vrapimi-i-nentorit”-mbledh-maratonistet-nga-trevat-shqiptare-ne-prekaz

Maratonisti nga Mali i Zi përkatësisht Ulqini është duke marrë pjesë në “Vrapimin e Nëntorit” nga Prekazi deri në Skenderaj, raporton Gazeta10.

Ai ka treguar se është viti i tretë që merrë pjesë në vrapim, duke shtuar që është një ndienjë e veçantë të merr pjesë në këtë maraton dhe të shkel në ato vende ku kanë shkelur shumë heronjë si Ademi dhe Hamza.

“Vij nga Ulqini, gjak dardan e ilirë por me shërbim jam atje. Është viti i tretë që marr pjesë në vrapimin e 28 nëntorit prej Prekazit deri në qendër të Skenderajt. Gjurmë të dëshmorët dhe tokë që e kanë la me gjakun e lirë që ne me qenë të lirë. Është ndenje e jashtëzakonshme dhe do të vazhdoj të marrë pjesë në maratonë, këmbët tona do te shkelin në gjurmët që kanë shkel Ademi, Hamza e të gjithë dëshmorët. Një reflektim që me pasur me pasur një jetë më dinjitoze dhe me punua më shumë për kombin tonë. Kjo festë tregon që jemi të bashkuar dhe mundemi me qenë por jetën e përditshme po harrojmë dhe jo si kemi dëshirë dhe si kemi pasur që populli ynë me qenë unik sidomos për gjëra më vendimtare për kombin. Në Mal të Zi nuk kemi përkrahje aspak jemi të lënë mbas dore. Asimilimi është në trend nuk jemi mirë që po shohim që as Kosova e as Shqipëria nuk janë mirë. Por jetojmë me shpresë se do të bëhet më mirë për vendin tonë”, ka thënë ai./Gazeta10

Komento: