“Vrasës i pasluftës”, Daut Haradinaj paralajmëron mërgimtarin që e akuzoi rënd Ramushin: Do të mbajnë përgjegjësi dhe do të përballen para drejtësisë

15:30 | 03 Prill 2026

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka paralajmëruar se do të ndjekë rrugë ligjore për mërgimtarin Daut Hetemi pas ofendimit ndaj vëllait të tij, Ramush Haradinaj.

”Do të kujtohet si vrasës i pasluftës, haraqegji, hajn e i pafytyrë”, thuhet në komentin e mërgimtarit.

Këtë akuzë të rëndë të Hetemit, Haradinaj e quajti shpifje të ulët, teksa tha se s’do të ketë kompromis para drejtësisë.

“Ky koment është një shpifje e ulët e bërë nga një individ në një postim të mbrëmshëm të Adriatik Kelmendit për Ramush Haradinajn.

Autori i këtij komenti, së bashku me të gjithë ata që përhapin shpifje të tilla, do të mbajnë përgjegjësi dhe do të përballen pa kompromis me drejtësinë”, tha Haradinaj.

Komento: