
Ende nuk është marrë një vendim për ekstradimin ose jo të Liridon Fetahit, në Danimarkë.
Seanca e cila ishte paraparë të mbahej sot u shtye për shkak të siç thuhet nga pala mbrojtëse e Fetahit se avokati paraprak nuk ia kishte dorëzuar lëndën avokatit të ri.
Por, Ilir Tahiri, i cili e mbrojti deri më tani Liridon Fetahajn sqaroi situatën.
“Kjo nuk qëndron. Unë i kam shti me nënshkru dokumente, edhe mirë që i kam shti. Ekzistojnë email-at, shkresat e gjykatës ku i kam njoftuar palët se ka kërkuar të vazhdojë me avokat tjetër”, tha Tahiri për Klankosova.tv.
Ai ishte arrestuar në mars të këtij viti në lagjen Veternik të Prishtinës, gjatë një operacioni të zhvilluar nga njësia speciale e policisë në bashkëpunim me prokurorrin speciale dhe Njësitë tjera të policisë së Kosovës. Arrestimi është bërë mbi bazën e një urdhër arresti ndërkobëtar.
Pas arrestimit, ndaj tij kishin nisur procedurat ligjore për ekstradim.
Seanca e ardhshme pritet të mbahet më 5 qershor.