Vrasja dhe plagosja në Skënderaj, polici jep detajet e fundit

09:22 | 24 Korrik 2022

Për vrasjen e 47-vjeçarit me inicialet B.M., mbrëmë në Baks të Skënderajt policia ka dhënë detaje në raportin e saj 24-orësh. Të plagosur kanë mbetur edhe dy persona.

Lidhur me rastin janë konfiskuar një AK 47 dhe një pushkë gjuetie.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

VRASJE E RËNDË/ Fsh.Baks,Skenderaj, 23.07.2022-19:05 .Raportohet se në rrethana të panjohura janë plagosur mes veti tre meshkuj kosovarë.

Dy të lënduar janë dërguar në emergjencën e Skenderajt, njëri nga ata ka ndërruar jetë, ndërsa tjetri është dërguar në QKUK, kurse i treti është dërguar fillimisht në emergjencën e Drenasit e më pas në QKUK.

Nga të dyshuarit janë konfiskuar një AK 47 dhe një pushkë gjuetie. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në obduksion, ndërsa dy të dyshuar dërgohen në mbajtje.

Komento: