“Luli ishte mbajtës i familjes dhe si 18 vjeçar punonte në një lokal të ushqimit të shpejtë (fast food). Me pagën e tij Luli i mbante dy anëtarët e tjerë të familjes, motrën dhe vëllain të cilët për arsye shëndetësore nuk mund të punojnë”, ka shkruar avokati Gashi.
Avokati tutje ka theksuar se familja e tij gëzonte një ndihmë financiare në shumën prej 110 euro nga institucionet shtetërore.
“Qytetarët me vullnet të mirë kanë vendosur që të hapin një fond bamirës për familjen e Lulit. Qasja dhe destinimi i parave që do të grumbullohen në këtë fond shkon vetëm për motrën dhe vëllain e Lulit”, është shprehur Gashi.