Vrasja e 32-vjeçarit mbrëmë në një banesë në Ferizaj, arrestohen e dyshuara 24 vjeçe dhe babai i saj

14:15 | 29 Qershor 2026

Një 32-vjeçar dyshohet se është vrarë me armë zjarri të dielën rreth orës 22 e 50 në një banesë në Ferizaj.

Sipas njoftimit të Policisë viktima është identifikuar me inicialet F.H., ndërsa vdekja e tij është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se për rastin është ndaluar një vajzë. Gjithashtu thuhet se është ndaluar edhe babai i saj, siç thuhet deri në sqarimin e plotë të rrethanave dhe përfshirjes së tij në këtë rast.

“Lidhur me ketë rast, me vendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar e dyshuara në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, është ndaluar edhe babai i saj (M.B)., deri në sqarimin e plotë të rrethanave dhe përfshirjes së tij në këtë rast”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sipas Policisë vajza e dyshuar është A.R. 24,vjeçe, ndërsa babai i saj është M.B. 48-vjeçar.

Policia ka njoftuar se e lënduar në rast është edhe e dyshuara A.R. e cila thuhet se mbetet nën trajtim mjekësor në QKUK.

“Nga hetimet fillestare rezulton se ngjarja ka ndodhur në banesën e M.B. (48 vjeç), ku në momentin e incidentit ndodheshin aty bashkëshortja, si dhe vajza e tij A.R. (24 vjeçe). Kjo e fundit ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Komento: