Vrasja e 33-vjeçarit në Shkodër/ Momenti prekës kur babai mëson se i kanë vrarë djalin (VIDEO)

11:35 | 05 January 2025

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një atentat me armë zjarri ndodhi në fshatin Dragoç të Postribës Shkodër, ku shtetasi Ramazan Mataj 33-vjeç, është ekzekutuar me kallashnikov brenda në automjetin e tij.

Prekës është momenti kur Fatmir Mataj (babai i viktimës), kur mëson se i kanë vrarë djalin dhe shoqërohet nga policia për të parë trupin e djalit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 07:15, në fshatin Dragoç, në rrugë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Benz, me drejtues shtetasin R. M., 33-vjeç, banues në Dragoç, Shkodër, i cili ka humbur jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Komento: