Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e të mërkurës në Klinë, ku dy persona kanë mbetur të vrarë nga arma e zjarrit. Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës.
Klan Kosova merr vesh se i dyshuari i moshës 21-vjeçare është ngritur nga tavolina dhe ka shtënë me armë zjarri disa herë në drejtim të viktimave.
“E gjithë ngjarja dyshohet të ketë nisur ku tre personat e përfshirë në këtë rast, kanë qenë të ulur në një tavolinë në një lokal në qendër të Klinës”, është shprehur gazetarja Shala.
Gjithashtu, Klan Kosova ka mësuar edhe se viktimat kanë qenë familjarë mes vete, ndërkaq i dyshuari është i njohur edhe për organet e rendit.
Ndërkaq, mësohet edhe se tre personat e përfshirë në këtë rast janë nga fshati Jashanicë e komunës së Klinës.