Peja sot është tronditur nga një ngjarje tragjike.
Një person është arrestuar deri më tani për vrasjen e dyfishtë në Pejë, ku mbeti edhe një person i plagosur.
Lajmin e ka konfirmuar Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se autoritetet janë të përkushtuara që me të gjitha kapacitetet ta zbardhin rastin.
“Sapo më njoftuan se një ngjarje e trishtuar ka ndodhur në qytetin e Pejës ku kemi vrasje të dyfishtë dhe një të plagosur, i cili tashmë është arrestuar. Siguria dhe mirëqenia e qytetarëve tanë është qenësore. Prandaj, jemi të përkushtuar, që me të gjitha kapacitetet të zbardhim rastin. Ngjarjet e tilla të dhunës me armë duhet të marrin fund”, ka shkruar Sveçla, transmeton lajmi.net.
Ai ka thënë se Policia e Kosovës do të ketë të gjitha resurset për të zbardhur rastin dhe të ofrojë siguri.