Vrasja e ish-policit të burgjeve Gentjan Bejtja, dënohet me 24 vite burg Ilir Beqaraj

12:56 | 04 Shkurt 2026
vrasja-e-ish-policit-te-burgjeve-gentjan-bejtja,-denohet-me-24-vite-burg-ilir-beqaraj

Autori i vrasjes së ish-policit të burgjeve Gentjan Bejtja është dënuar me 24 vite burg. Gjykata e Tiranës ka dënuar Ilir Beqarajn si autor i vrasjes së Bejtjas.

Pas pretencës së Prokurorisë dhe konkluzioneve të palës mbrojtëse, u shpall vendimi i dënimit me 24 vite burgim për Beqarajn.

Gentjan Bejtja u ekzekutua me 15 mars 2024 në banesën e tij. Ai ishte një emër i njohur për drejtësinë dhe ishte i dyshuar për një sërë ngjarjesh të rënda. Në 9 janar të vitit 2022, Gentjan Bejtja ish-polic burgu, i shpëtoi një atentati me breshëri kallashnikovi, në afërsi të Niklës në Fushë-Krujë, por u plagos në krah miku i tij 31 vjeçar Klodian Stafuka i cili ndodhej me të në makinë gjatë momentit kur ndaluan për të furnizuar makinën në një pikë karburanti.

Komento: