SBASHK ka dalë me një reagim pas rastit tragjik të vrasjes së mësimdhënëses Sadije Godeni, nga bashkëshorti i saj.
“Me plot dhembje e trishtim morëm lajmin për rastin tragjik në familjen Godeni. Dhembja shtohet për të gjithë punëtorët e arsimit ngase si pasojë e dhunës familjare, që ka nisur të bëhet përditshmëri, humbi jetën mësimdhënësja dhe anëtarja e devotshme e sindikatës sonë Sadije Godeni”, thuhet në reagim.
“Të lutemi bashkë që ngjarje të tilla tragjike të mos ndodhin kurrë më”.
Godeni punonte si arsimtare në shkollën “Dardania” në Prishtinë.
Reagimi i plotë:
SBASHK – dhembje e trishtim për rastin tragjik në familjen Godeni
Me plot dhembje e trishtim morëm lajmin për rastin tragjik në familjen Godeni. Dhembja shtohet për të gjithë punëtorët e arsimit ngase si pasojë e dhunës familjare, që ka nisur të bëhet përditshmëri, humbi jetën mësimdhënësja dhe anëtarja e devotshme e sindikatës sonë Sadije Godeni.
Loti e dhembja jonë bëhet bashkë me dhembjen dhe lotin e punëtorëve arsimorë në shkollën “Dardania” në Prishtinë dhe në gjithë Kosovën. Të lutemi bashkë që ngjarje të tilla tragjike të mos ndodhin kurrë më.