Vrasja në Mitrovicë: I dyshuari kishte vrarë një person tjetër para katër vitesh

10:48 | 30 Tetor 2021

Një i ri ka mbetur i vdekur mbrëmë në Mitrovicë.

Mbrëmë në lagjen Tavnik ndodhi një ngjarje e rëndë, pasi një person vdiq nga plagët e marra nga thika.

I vrarë mbeti 25 vjeçari Albert Muja, nga qyteti i Mitrovicws.

Jepi Zë mëson se dyshohet që dorasi është me iniciale V.B nga Mitrovica, i cili është në arrati.

I njëjti, sipas burimeve, akuzohet se ka kryer edhe një vrajse të rëndë tek Gjimnazi “Frang Bardhi, rreth 4 vite më parë, ku qëlloi me kallash një person.

Nga Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ndërkaq kanë bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 00:15.
“Rr. Artim Jashari, Mitrovicë 30.10.2021-00:15. Është raportuar se viktima mashkull kosovar dyshohet se, pas një zënke- mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë (thikë) nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët gjenden në arrati. Viktima pas pranimit të ndihmës së parë në Spitalin Rajonal Mitrovicë është transportuar në QKUK i cili duke mos u përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërsa trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

Komento: