Vras’ja në Mitrovicë, policia: U gjetën gjashtë gëzhoja, po punojmë në identifikim dhe arrestimin e të dyshuarit

14:22 | 20 Shtator 2024
vras’ja-ne-mitrovice,-policia:-u-gjeten-gjashte-gezhoja,-po-punojme-ne-identifikim-dhe-arrestimin-e-te-dyshuarit

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen e sotme që ndodhi në Mitrovicë, ku tha se në vend të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë gëzhoja.

Sipas policisë, i dyshuari rreth orës 09:45 kishte shtënë me armë në drejtim të viktimës F.Z., 45-vjeçar, i cili fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, e më pas në ShSKUK.

““Ndërsa, rreth orës 12:00 nga SHSKUK- ja, është raportuar se i plagosuri viktima ka ndruaj jetë. Me urdhër te Prokurorit, trupi i pajete i viktimës është dërguar në IML, për obduksion”.

“Nga hetimet e zhvilluara në vendin e ngjarjes si dhe ekzaminimet e kryera, hetuesit policor si prova materiale kanë gjetur dhe sekuestruar gjashtë gëzhoja. Rrjedha hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit në drejtim të identifikimit dhe arrestimit të të dyshuarit dhe zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale vrasje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Komento: