Vra’sje në Skënderaj, flasin nga Policia: Rasti ndodhi në një lokal, viktima është 42 vjeç

15:08 | 12 Shkurt 2025

Një person është vrarë sot në Skënderaj.

Lajmin e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës.

Ai bëri të ditur se Policia fillimisht ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri brenda një lokali.

Pas plagëve të marra të viktimës i njëjti ka humbur jetën, i cili ishte 42 vjeçar, njoftoi Zahiti.

“Sot më, 12 shkurt 2025, rreth orës 13:50 policia në Skenderaj ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Sala e Hamit Jashari” në Skenderaj. Sipas informatave fillestare të shtënat kanë ndodhur brena një lokal ku si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit dhe plagëve të pësuara ka humbur jetën viktima mashkull i moshës rreth 42 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës. Rrjedha hetimore po zhvillohet ne drejtim te identifikimit dhe arrestimit të një personi të dyshuar”, njoftoi Zahiti.

Komento: