Vrasje në tentativë në Prishtinë, një burrë sulmohet derisa ishte me veturë

09:42 | 03 Dhjetor 2023
vrasje-ne-tentative-ne-prishtine,-nje-burre-sulmohet-derisa-ishte-me-veture

Një person ka raportuar se dje në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë drejt tij disa persona kishin shtënë me armë zjarri në veturë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se viktima kishte pasë probleme me të dyshuarit.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar pesë gëzhoja. Rasti është nën hetime nga njësitet kompetente.

“Rr. Haxhi Zeka, Prishtinë 02.12.2023, 23:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte me veturën e tij disa persona me të cilët kishte pasur probleme kanë shtënë me armë zjarri në drejtim te tij. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 5 gëzhoja. Rasti është nën hetime nga njësitet kompetente”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Komento: