Vrau babanë në banesë dhe u arratis, arrestohet 25 vjeçari në Durrës

15:56 | 28 Tetor 2025
Vrau babanë në banesë dhe u arratis, arrestohet 25 vjeçari në Durrës

Është vënë në pranga 25 vjeçari Marjan Kodheli, i cili dyshohet se vrau m thikë babanë e tij në banesë. Ngjarja ndodhi në zonën e Shkallnurit, ndërsa dyshohet se djali vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:00, shtetasi M. K., 25 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, ka vrarë me mjet prerës (thikë), babanë e tij, shtetasin P. K., 69 vjeç, në banesën e tyre, në fshatin Shkallnur. Shërbimet e Policisë, menjëherë pas njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë kontrolle intensive, me qëllim kapjen e 25 vjeçarit.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

Komento: