Një vrasje e rëndë ka ndodhur në Shqipëri.
Është bërë i ditur shkaku i ngjarjes tragjike që ndodhi sot në Vaun e Dejës në Shkodër ku burri vrau gruan me kallashnikov.
Siç raporton Abcnews arsyeja e ngjarjes së rëndë ka qenë konflikti që kishin për kujdestarinë e vajzës.
Ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së viktimës. Mësohet se 50-vjeçari pasi vrau ish-gruan me kallashnikov është larguar, ka shkuar në shtëpinë e tij dhe në oborr ka qëlluar veten në pjesën e fytit. Ai ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.