Vrau ish-vjehrrit e saj, 30 vjet burg për shqiptaren në Itali

07:55 | 16 Prill 2026
vrau-ish-vjehrrit-e-saj,-30-vjet-burg-per-shqiptaren-ne-itali

Gjykata e Kasacionit në Itali ka rrëzuar apelin e mbrojtjes dhe ka lënë në fuqi dënimin me 30 vjet burg për shqiptaren Elona Kalesha. 42-vjeçarja u shpall fajtore për vrasje të dyfishtë të prindërve të ish-të dashurit të saj në Firence.

Vendimi përfundimtar i Kasacionit u dha mbrëmjen e së mërkurës. Prokurori kishte kërkuar gjithashtu që dënimet e dhëna në shkallën e parë dhe të dytë të liheshin në fuqi.

Viktimat, Teuta dhe Shpëtim Pasho u zhdukën në nëntor 2015. 5 vjet më vonë, në dhjetor 2020, mbetjet e tyre të copëtuara u gjetën në katër valixhe të hedhura në një fushë midis autostradës Firence – Piza – Livorno dhe burgut Sollicciano në Firence.

42-vjeçarja tregoi se i kishte vrarë vjehrrit që të mos i tregonin djalit të tyre, që sapo kishte dalë nga burgu, se kishte bërë abort në tetor 2015.

Në shkurt 2025, gjyqtarët e apelit në Itali, duke mbështetur dënimin me 30 vjet burg të dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, hodhën poshtë kërkesën e prokurorisë për burgim të përjetshëm, si dhe kërkesën për lirim nga akuzat të bërë nga avokatët mbrojtës të gruas.

Komento: