Një shqiptar sot është vënë në pranga në Itali.
Policia italiane ka arrestuar ditën e sotme një shtetas shqiptar 28-vjeçar.
Arrestimi u bë më urdhër nga Prokurori Publik i Pizës, për arsye se 28-vjeçari duhet të kryente një dënim me shtatë vjet për një vrasje të kryer nga pakujdesia në Bientinë në vitin 2018, raportojnë mediet italiane.
Për shkak të një mosmarrëveshje më kolegun e tij, 28-vjeçari shqiptar e ka goditur kolegun e tij duke i shkaktuar atij një dëmtim në kokë gjë e cila çoi në vdekjen e tij pas rreth tre javësh në spital.