Vreshtarët ankohen për mungesë tregu

22:00 | 28 Gusht 2022

Shumë vreshtarë po ankojën se ka shumë vështirësi në treg.

Për Ferit Metkamberin, vjelja e rrushit është biznes familjar.

E në kohën e vjeljes së rrushit, Feriti nga Rahoveci, thotë se sheh mundësin të angazhoj edhe punëtorë.

Ndërsa, si rrallë herë ky vit për të ishte pa dëme atmosferike, që ia mundëson edhe kualitet më cilësor të rrushit.

E vështirësi thotë se e ka në treg. Rahovecasi thotë se këtë vit aplikoi edhe për subvencione, por që pare nga shteti ende nuk ka marrë.

Drejtori i Bujqësisë në këtë komunë, Berat Duraku, i tha televizionit përmes telefonit se është njoftuar nga niveli qendror për kryerjen e disa pagesave të grandeve bujqësore, por që nuk posedojnë ndonjë listë me fituesit eventual.

Disa nga shitësit e rrushit në rrugët e Rahovecit, kanë thënë një gajbe me rrush shitet nga dy deri në katër euro.

Komento: