Vriten dy persona brenda veturës “Audi”

20:13 | 13 Nëntor 2021

Atentat në Tiranë, vriten dy persona brenda veturës “Audi”.

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit në kryeqytet.

Shqiptarja.com raporton se të vdekur kanë mbetur dy persona që gjendeshin në veturën Audi A 8.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.

Komento: