Me intensitet të shtuar po vazhdojnë luftimet në Ukrainë.
Batalioni Azov në Mariupol pretendon se ka vrarë një tjetër gjeneral major rus në luftimet që po vazhdojnë të zhvillohen në Ukrainë.
Lajmin e sjell “Conflict Neës” përmes një postimi në llogarinë në rrjetin social Twitter.
“E fundit: Batalioni Azov në Mariupol pretendon se ka vrarë një general major rus në qytet”, shkruan “Conflict News”.
Nga ana tjetër, Rusia ka vazhduar agresionin e saj në Ukrainë kundër civilëve dhe ndërtesave të banimit, ku sipas mediave të huaja në ditën e 20-të të sulmeve dy persona u gjetën të vdekur në një pallat 16-katësh në Kiev, ndërsa 35 persona u shpëtuan nga ndërtesa që po digjej.