Një ngjarje tragjike ka ndodhur paraditen e së martës në Vjenë.
Si pasojë e një zënke është vrarë ish-futbollisti i kombëtares austriake, Volkan Kahraman.
Autori që e ka shkaktuar ngjarjen më pas ka kryer vetëvrasje.
Siç raportojnë mediat austriake, i dyshuari dhe viktima thuhet se kishin qenë miq dhe ortak biznesi.
Por, sipas policisë ende mbetet e paqartë arsyeja e këtij rasti dhe se hetimet po vazhdojnë.
Kahraman ka pasur karrierë të bujshme duke luajtur për disa ekipe, raporton klankosova.
Karrierën e filloi karrierën e tij në ekipin e të rinjve të Wiener Austria.
Përveç fanellës së vjenezëve, ai ka luajtur edhe për Trabzonspor, LASK, Austri Salzburg dhe Vjenë.
Si më i suksesshëm ai ka qenë te Excelsior Rotterdam.
Për holandezët ai shënoi shtatë gola dhe dha njëmbëdhjetë asistime në 58 ndeshje.
Ai ka luajtur edhe për kombëtaren e Austrisë.