Një person është gjetur pa shenja jete në Kamëz.
Një 35-vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri brenda një automjeti me targa të huaja në Kodër Kamëz, në rrugën “Nikoll Vatnikaj”.
Shtetasi i identifikuar si Can Kariçi, rreth 35 vjeç, ishte banues në lagjen Nr.1 Bathore.
Njoftimi i policisë:
Më datë 23.12.2021, rreth orës 19:56, në Kodër Kamëz, në rrugën “Nikoll Vatnikaj”, në rrethana ende të paqarta dyshohet se është vrarë me armë zjarri brenda në një automjet me targa të huaja, shtetasi C. K., rreth 35 vjeç, banues në lagjen Nr.1 Bathore.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me grupin hetimor.
Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, sekuestrimin e çdo prove të mundshme materiale që shërben për identifikimin e autorëve.