Vritet një i ri në Shkodër

21:13 | 18 September 2022

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shkodër.

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i ndodhur pak më parë në qytetin e Shkodrës, ku një person u vra.

Mësohet se viktima është identifikuar si E.Xh., ndërsa autorët kanë qenë me motoçikletë në momentin kur kanë kryer vrasjen brenda ambienteve të një lokali.

Më pas, menjëherë pas krimit ata janë larguar me shpejtësi duke u futur në një rrugicë dytësore.

Krimi ndodhi rreth orës 20:00 në bulevardin “Bujar Bishanaku”, ndërsa ende nuk dihen arsyet. Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Komento: