Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një lokal në Klinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Lidhur me këtë rast është arrestuar një person.
“Rreth orës 17:17 policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi” në një lokal sipas informatave të para një person është pa shenja jete vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa një person tjetër është dërguar në emergjencë. Një i dyshuar lidhur me rastin është arrestuar”, ka thënë Gashi.