
Me armë zjarri është vrarë një person në Podujevë.
Një person ka vdekur në fshatin Peran të Komunës së Podujevës si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00.
“Rreth orës 18:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së Podujevës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit.