Një rast i rëndë dyshohet se ka ndodh sot në Skenderaj. Atje raportohet se ka vdekur një person pas të shtënave me armë.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, Avdyl Azizhoxha, shef i hetimeve regjionale në Mitrovicë.
Ai ka njoftuar se rasti ka ndodh në shesh të Skenderajt, ndërsa për rastin dyshohet një person.
“Vrasja ka ndodh në shesh të Skenderajt, për rastin është një i dyshuar – ende nuk dihen motivet – sepse edhe ne jemi duke shkuar në vend të ngjarjes”, tha Azizhoxha për Gazetën Sinjali.