
Faqja “Vrojtuesit e lagjes- Prishtinë” ka shkruar në “X” për flamurin kombëtar që gjendet te rrethi i flamurit.
Sipas tyre është turp për komunën e Prishtinës që nuk e mirëmbajnë flamurin.
Ata kanë thënë se nuk presin më shumë nga një institucion që nuk mirëmban as rrugët, trotuaret, ndriçimin.
“Turp për komunën mos mirëmbajtja e flamurit kombëtar në hyrje të Prishtinës. Nuk presim më shumë nga një institucion që nuk mirëmban as rrugët, as trotuaret, as ndriçimin, gjelbërimin…”, thuhet në postim.