Vuҫiqi flet edhe njëherë për masat që u ka vendosur Qeveria e Kosovës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Vuҫiqi flet edhe njëherë për masat që u ka vendosur Qeveria e Kosovës

13:32 | 29 Dhjetor 2018

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka folur edhe njëherë për masat që ka vendosur Kosova ndaj Serbisë.

Ai ka thënë se Serbia do të vazhdojë të ecë përpara dhe të zhvillohet edhe përkundër sulmeve dhe presioneve të shumta të cilat po i bëhen, duke specifikuar këtu vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për taksë ndaj produkteve serbe.

Këto masa të vendosura nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Vuçiq i ka cilësuar si veprime të cilat njerëzit e civilizuar nuk do t’i bënin.

Këto deklarata presidenti serb i ka bërë gjatë hapjes së një spitali në Vranje të Serbisë, shkruan tanjug, transmeton Gazeta Express.

Ditë më parë ai u ka bërë thirrje edhe vendeve të botës, që të bëjnë presion tek Kosova për lagimin e taksës.

Megjithatë dje me një vendim të ri të Qeverisë, në vendimin për taksë është përfshirë edhe një listë e produkteve ndërkombëtare të cilat futen në Kosovë përmes Serbisë.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se vendimi për taksë nuk do të hiqet derisa Serbia ta njohë Republikën e Kosovës si shtet të pavarur.

Komento: