Vuҫiq e quan ‘ҫmenduri’ paralajmërimin e Haradinajt për masa të reja

16:23 | 09 December 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka paralajmëruar edhe masa të reja ndaj Serbisë.

Vuçiq ka thënë se ky është një paralajmërim nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mirëpo nuk e din se për çfarë lëvizje të reja saktësisht bëhet fjalë, transmeton lajmi.net.

“Nuk mendoj se këto masa do jenë afatgjata, Haradinaj është një person që i shikon gjërat në afat të shkurtër si disa nga kundërshtarët tanë politikë”, është shprehur Vuçiq.

Presidenti serb ka theksuar se shteti i tij do të marrë vendime për masat e reja të palës shqiptare kur ta kuptojë se cilat janë ato.

“Unë mendoj se është e rëndësishme për ne që të tregohemi të qetë. Në bazë të rrethanave do t’i marrim edhe vendimet”.

Ai ka thënë se Kosova është një shqetësim i madh, frikë dhe ankth, pasi sipas tij, ‘çmenduria’ e Prishtinës u bë e pafund dhe askush nga bashkësia ndërkombëtare nuk po e ndalon këtë.

Vuçiq ka shtuar se atë e shqetëson fakti se ende nuk ka ndryshim në masën prej 100 për qind ndaj mallrave serbe.

Komento: